Igli Tare është vënë në shënjestrën e Milanit. Kjo skuadër po riformatohet pas ndryshimit të pronësisë, ndërsa janë venë në lëvizje për një drejtor të ri sportiv. Mirabeli duket se do të mbetet jashtë italianëve dhe disa emra të rinj janë në tavolinë.
Orët e fundit një ka marrë kryesimin në këtë “garë”, transmeton gsh. Dhe bëhet fjalë për Igli Tare. “Milan News” raporton lajmin nga Italia. Aktualisht drejtor sportiv i Lacios dhe fituesi i disa çmimeve për punën e tij me talentet.
Kjo është një cilësi që të gjithë në Itali ja kanë nxjerr në pah kur flasin për të. Milan do të gjente një “nuhatës” të mirë talentesh.