Milani është duke u interesuar për sulmuesin 21-vjeçar të Fluminenses, Pedro Guilhermen, raporton “Corriere dello Sport”.
Qendërsulmuesi ka lënë përshtypje të mëdha në nivel të klubeve në Brazil, duke shënuar 12 gola në 23 ndeshje dhe ka asistuar dy të tjerë, transmeton “Koha Ditore”. Transferimi i tij është i paraparë për verën e vitit të ardhshëm, pasi që futbollisti brazilian ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të mungojë deri në mars.
Për 21-vjeçarin po interesohen edhe Real Madridi e Roma. Milani shpreson se me brazilianët që ka në staf, Leonardon, Kakan dhe Serginhon të sjellë Pedron në “San Siro”.