Milani ka zhvilluar bisedime me Porton për transferimin e Mehdi Taremit. Milani dëshiron ta zëvendësojë Loprenzo Colombon që pritet t’i bashkohet Monzës.
Por para se Milani ta huazojë Colombon, dëshiron ta sigurojë një sulmues. Milani është i gatshëm të shpenzojë 25 deri 30 milionë euro për futbollistin e Portos.
Milani është duke parë edhe mundësinë e huazimit me opsionin e blerjes së 31-vjeçarit të Iranit.
Iraniani shkëlqeu sezonin e kaluar duke shënuar 31 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat. Ai me Porton ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm