Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taremi do t’i bashkohet Interit

Sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi, pritet të jetë përforcimi i parë i Interit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Calciomercato” të premten. Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Taremin dhe po negocion me Porton për lirimin e tij.

Ekipi italian ka ofruar më pak se 10 milionë euro për Taremin, i cili me Porton ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet së shpejti, ndërsa Taremi me ekipin italian do të firmosë kontratë trevjeçare.

Sulmuesi 31-vjeçar ka 2 gola e 3 asistime këtë edicion për Porton, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Rio Ave. Ai ka edhe 39 gola në 72 paraqitje për Përfaqësuesen e Iranit.