Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon sulmuesin Taremi

Skuadra e Interit po interesohet për sulmuesin e Portos, iranianin Mehdi Taremi, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën. Mësohet se Interi po synon transferimin e Taremit në afatin kalimtar të janarit dhe së shpejti do t’i nisë negociatat me Porton.

Interi është gati të ofrojë rreth 10 milionë euro për 31-vjeçarin, të cilit kontrata me Porton i skadon në fund të këtij edicioni.

Taremi është pjesë e Portos prej vitit 2020 dhe tek Interi po shihet si opsion i mirë dhe i lirë për sulmin.

Këtë edicion Taremi ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 9 paraqitje për Porton në të gjitha garat. Ai ka edhe 71 ndeshje të luajtura për Iranin, ku ka shënuar 38 gola.

Artikuj të ngjashëm