Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësion Boubacar Kamara, i cili do të largohet këtë verë nga Olympique Marseille. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja italiane “Tuttosport”.
Kamara 19-vjeçar, do të largohet nga Marseille për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm, transmeton “Koha Ditore”. Ai te Milani shihet si përforcim i së ardhmes dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Kamara është produkt i akademisë se Marseillet kur me ekipin e parë ka debutuar prej edicionit 2017/18. Ai në edicionin e fundit, ka regjistruar 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.