Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Luisin

Krerët e Milanit po insistojnë në transferimin e mesfushorit Florentino Luis në fund të këtij edicioni, pasi nuk arritën ta bënin një gjë të tillë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sajti italian “Calciomercato”, ka raportuar të premten se Milani i ka ofruar Benficas 25 milionë për 20-vjeçarin, i cili me ekipin portugez ka kontratë deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

Muajin e shkuar, oferta e Milanit prej 15 milionë eurosh u refuzua nga Benfica, ekip për të cilin Luis këtë edicion ka 13 ndeshje dhe një asistim.

Ai, edicionin e shkuar u promovua në ekipin e parë dhe ka edhe dy ndeshje me U-21 të Portugalisë.