Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani ia cakton çmimin Donnarummas

Foto: Reuters

Paris Saint-Germain po vazhdon të interesohet për transferimin e portierit italian të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Mirëpo, Milani kërkon së paku 50 milionë euro për Donnarumman, në mënyrë që të investojë ato para në transferimin e Angel Correas nga Atletico Madridi, bën të ditur gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” të premten, transmeton “Koha Ditore”.

Pas transferimit të portierit gjerman Kevin Trapp nga Parisi te Eintracht Frankfurti, janë rritur raportimet për transferimin e mundshëm të Donnarummas te skuadra kampione e Francës.

Mirëpo, Milani nuk do të pranojë një shkëmbim me portierin Alphonse Areola, siç ishte ofruar muajin e kaluar. Milani është i gatshëm të shesë Donnarumman, por vetëm për 50 milionë euro.

Ato para do t’i investonte për transferimin e Angel Correas. Atletico vazhdon të kërkojë 55 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Milani ka ofruar 40 milionë.

Artikuj të ngjashëm