Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani heq dorë nga Corona

MIlani ka hequr dorë nga transferimi i futbollistit të Portos, Jesus Corona.

Drejtuesit e skuadrës së Milanin nuk do të bëjnë asnjë ofertë në janar për shërbimet e Coronas, ndonëse ishin goxha të interesuar për ta pasur gjatë kësaj vere, njofton “Calciomercato”.

Transferimi i Coronas në Milan dështoi për shkak të çmimit të ulët ofruar nga “Rossonerët”.

Corona në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, por pavarësisht këtij fakti, Milani e ka huazuar Junior Messiasin nga Crotone.

Artikuj të ngjashëm