Skuadra e Milanit nuk do të tentojë transferimin e Marco Asensios në fund të këtij edicioni, ndonëse spanjolli ishte në krye të dëshirave të ekipit nga Serie A.
“Tuttosport” ka raportuar të mërkurën se kërkesat e larta të Asensios dhe çmimi prej 40 milionë eurosh që po e kërkon Reali për kartonin e tij, kanë bërë që Milani të tërhiqet nga gara për 26-vjeçarin.
Bëhet e ditur se Asensio ka kërkuar pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh për t’iu bashkuar Milanit. Ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Reali pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.
Asensio ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm