Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton pa Ibrahimoviqin

Skuadra e Milanit luajti pa yllin e lënduar, Zlatan Ibrahimoviq, por arriti ta fitojë ndeshjen në udhëtim ndaj Sampdorias. Milani mposhti të dielën Sampdorian me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 10-të.

Franck Kessie e shënoi golin në fund të pjesës së parë nga penalltia për të shkuar në pushim të dy pjesëve me avantazhin e një goli.

Epërsinë në 2:0, skuadra kuqezi e ngriti në minutën e 77-të me golin e shënuar nga spanjolli Samuel Castillejo.

Krejt çka Sampdoria arriti të bëj si vendase ishte goli i shënuar në minutën e 83-të nëpërmjet suedezit Albin Ekdal.

Me këtë fitore Milani është forcuar në vendin e parë me 26 pikë, kurse Sampdoria zë vendin e 12-të me 11 pikë. Për Milanin ishte ndeshja e 22-të pa humbje në kampionat.

Artikuj të ngjashëm