Trajneri Stefano Pioli dëshiron të vazhdojë të forcojë Milanin, për ta bërë një skuadër konkurruese edhe për edicionin e ardhshëm.
“Calciomercato” ka bërë të ditur të hënën se drejtuesit e klubit kuqezi do të bëjnë çdo gjë që ta transferojnë mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.
“Rossonerët” raportohet se kanë kontaktuar lojtarin dhe ia kanë paraqitur ofertën.
Milani është afër marrëveshjes personale me futbollistin italian.
Roma për ta liruar Zaniolon po kërkon mbi 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm