Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e do Baillyn në janar

Milani raportohet se po konsideron të transferojë në janar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly.

Skuadra italiane e humbi Mattia Caldaran për shkak të një lëndimi dhe ai nuk pritet të kthehet deri në muajin shkurt.

Kjo e ka detyruar klubin të kërkojë mbrojtës të rinj, ndërsa ESPN raporton se klubi ka shprehur interesim për Baillyn.

Qendërmbrojtësi është kritikuar nga trajneri i skuadrës Jose Mourinho dhe bisedimet për kontratë të re akoma s’kanë nisur.