Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani arrin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani

Foto: Ilustrim

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Të martën mbrëma Milani triumfoi 4:1 në shtëpi ndaj Cagliarit në 1/8 e finales.

Luka Joviq (29’, 42’), Chaka Traore (50’) dhe Rafael Leao (90+1’) shënuan golat për Milanin, ndërsa për Cagliarin realizoi Paulo Dentello Azzi (87’).

Milani në çerekfinale do ta presë fituesin e duelit mes Atalantas dhe Sassuolos.