Khris Middleton shkëlqeu në çerekun e katërt dhe kështu i siguroi fitoren Milwaukee Bucks 113:102 kundër Atlanta Hawks, në finalen e Konferencës Lindore të NBA.
Me këtë fitore, Bucks marrin avantazhin e serisë me rezultat 2:1.
Padyshim më meritori për këtë fitore ishte Middleton, i cili realizoi 38 pikë, 20 prej tyre vetëm në çerekun e fundit, duke shënuar pothuajse nga çdo pozitë. Ai shtoi edhe 11 kërcime. Giannis Antetokounmpo regjistroi 33 pikë e 11 kërcime.
Te Hawks u dallua i zakonshmi Trae Young me 35 pikë. Young pësoi një lëndim në çerekun e tretë, megjithatë u kthye në parket në çerekun e fundit, por nuk e kishte shpërthimin e duhur.