Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mezani i kënaqur me pikën e fituar ndaj Prishtinës

Trajneri Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Gjilanit në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Ai është i nderuar që është kthyer sërish të punojë te Gjilani në Superligë.

Mezani në krye të Gjilanit u emërua ditë më parë. Ditë më parë edhe Gjilani u organizua për t’i vazhduar garat në Superligë.

Për Gjilanin ishte ndeshja e parë e edicionit aktual në elitën e futbollit të Kosovës. “Jam i nderuar që jam pjesë e Superligës. Më ka munguar vitet e fundit. Kam pasur rezultate të mira këtu në Gjilan. Falënderoj kryesinë që besoi tek mua përsëri. Sot jo vetëm Blaca, por të gjithë kanë bërë paraqitje të mirë. Disa prej tyre kanë luajtur për herë të parë në Superligë dhe kanë pasur emocione. Unë mendoj se kemi një kryesi dhe tifozë që kanë besuar tek unë për një projekt të ri. Kemi nevojë në disa pozicione eksperienca. Mendoj që çdo skuadër do t’ia bëj kundërshtarit të vështirë ndeshjen”, ka thënë Mezani për “Art Motion”.