Klubi i futbollist nga Prizreni, Liria ka konfirmuar transferimin e Mevlan Zekës nga Feronikeli.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka konfirmuar se largimi i tij nga Feronikeli ka ardhur për shkak të minutazhës jo të mjaftueshme, transmeton Koha.net. Ai ka falënderuar për mbështetjen të gjithë të klubit të Feronikelit, ndërsa premton ta japë maksimumin në sezonin e ri për Lirinë.
Mevlan Zeka ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Lirinë.
“Arritëm marrëveshje me Zekën për një vit. Presim që ai të tregojë vlerat”, ka thënë drejtori i Lirisë, Erxhan Dana.