Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi vendos për të ardhmen pas Botërorit

Lionel Messi do të marrë vendim për të ardhmen e tij pas Botërorit “Katari 2022”, ka njoftuar “L’Equipe” të hënën.

Muajin tjetër, Messi do t’i prijë Argjentinës në turneun, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit për të.

35-vjeçari këtë edicion është në formë fantastike te Paris Saint-Germaini dhe klubi francez po dëshiron ta mbajë edhe sezonin tjetër. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 13 asistime në të gjitha garat, ndërsa kontrata i skadon me Parisin në verën tjetër.

Klubi francez, tashmë ia ka ofruar rinovimin e kontratës të paktën edhe për një vit, por Messi iu ka bërë me dije se dëshiron të fokusohet në Botëror, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Ai iu bashkua Parisit vitin e shkuar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.