Lionel Messi është gati të fillojë sezonin e tij të dytë me Paris Saint-Germainin.
Sulmuesi argjentinas po synon që në vitin e dytë me ekipin francez të arrijë të fitojë trofe të çmuar.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se ylli argjentinas është i fokusuar për të qenë në formë sa më të lartë për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror që mbahet këtë vit në Katar.
Messi u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk do t’i nisë negociatat për vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.
35-vjeçari u ka bërë të qartë krerëve të klubit se është i përqendruar të jetë në formë të lartë për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës.
Artikuj të ngjashëm