Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi i pavendosur

Lionel Messi nuk ka vendosur ende se a do ta rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Sipas “Sky Sports”, ylli argjentinas u ka bërë të ditur krerëve të klubit se për kontratën e re bisedimet do t’i fillojë pas Kampionatit Botëror.

Kontrata aktuale e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, skadon në verën e vitit 2023.

Messi po synon të lërë gjurmë në Kupën e Botës në Katar me Argjentinën.

Për yllin e PSG-së interesim kanë shprehur skuadra nga MLS.