Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi vendos për të ardhmen

Lionel Messi do të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit edhe sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” ka shkruar të mërkurën se Messi ka vendosur të mbetet tek ekipi francez, pasi është i bindur se do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin e ri.

Messi e ka ndërmend të respektojë deri në fund kontratën e tij me Parisin pavarësisht kritikave që i ka marrë kohët e fundit. Ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa pas përfundimit të saj pritet ta vazhdojë karrierën në SHBA.

34-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka tetë gola e 13 asistime në 29 ndeshje.