Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi synon Ligën e Kampionëve me PSG-në

Lionel Messi shprehu zhgënjimin e tij për dështimin e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari iu bashkua PSG-së nga Barcelona si futbollist i lirë verën e kaluar, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin francez.

“Sezoni ka mbaruar dhe doja të falënderoja bashkëlojtarët e mi për mënyrën se si më trajtuan që kur erdha, si dhe familjen time që më shoqëroi gjithmonë dhe më mbështeti. Ishte një vit ndryshe për shkak të gjitha gjërave që ndodhën, por në fund të gjithë ne fituam një titull dhe isha shumë i emocionuar. Na ka mbetur shija e hidhur e humbjes në Ligën e Kampionëve në një ndeshje ku ishim më të mirë. Me siguri gjëra të mira do të vijnë në edicionin e ardhshëm. Do të jetë një edicion i rëndësishëm dhe ne do të luftojmë për të fituar gjithçka”, shkroi Messi në një postim.