Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi, sportisti më i paguar në botë sipas “Forbesit”

Lionel Messi mban pozitën e parë në listën e sportistëve më të paguar në gjithë botën, sipas listës së publikuar nga revista “Forbes” të enjten.

Futbollisti argjentinas që është pjesë e Paris Saint-Germainit merr 130 milionë dollarë në vit.

Në vendin e dytë është ylli i Ligës NBA të basketbollit, LeBron James i Los Angeles Lakers, me 121 milionë dollarë.

Ndërkohë, vendin e tretë e zë Cristiano Ronaldo i Manchester Unitedit me 115 milionë dollarë.