Futboll

Messi fiton më shumë se lojtarët e 21 skuadrave të tjera të Ligës MLS

Lionel Messi

Lionel Messi do të jetë futbollisti më i paguar në ligën MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin e tretë rresht. Ai do të përfitojë 20 milionë, 446 mijë e 667 dollarë, më shumë se pagat e të gjitha 21 skuadrave të tjera të ligës.

Paga bazë e Messit është 12 milionë dollarë, ka njoftuar Shoqata e Futbollistëve të ligës MLS të mërkurën.

Shifrat e tij lidhen me marrëveshjen me ligën MLS që është për sezonin 2025, si dhe çdo bonus i fituar në marketing dhe pagat e menaxherit. Ata nuk i kanë llogaritur marrëveshjet shtesë me ekipin apo bashkëpunëtorët e tij, apo bonuset që vijnë nga paraqitjet e tij.

Paga mesatare prej 649 mijë e 120 dollarëve është rritur për 9.2 për qind nga 594,389 dollarëve në maj të vitit 2024.

Messi i Inter Miamit ishte në krye të ligës me rekordin e pagesës prej 46.8 milionë dollarëve deri më 23 maj, ndërsa ka fituar 41.7 milionë dollarë në fund të sezonit të kaluar. Pagesa e Miamit ishte dyfishi që të gjitha ekipet e tjera paguajnë për lojtarët e tyre, përveç Torontos (34.1 milionë dollarë dhe Atlantas (27.6 milionë dollarë).

Cincinnati është i katërti me 23.2 milionë dollarë, e përcjellë nga kampioni në fuqi LA Galaxy me 22.9 milionë, Los Angeles FC me 22.4 milionë dollarë dhe Chicago me 22.1 milionë dollarë.

Shifrat më të ulëta në paga nga 30 ekipe të ligës i ka Montreali, në më pak se 12 milionë dollarë. Philadelphia është e 29-a me 13.4 milionë dollarë.

Me kompensimin e 15.4 milionë dollarëve, i dyti në listë është futbollisti i krahut te Toronto, Lorenzo Insigne, i përcjellë nga mesfushori i Miamit, Sergio Busquets me 8 milionë, 774 mijë e 996 dollarë, futbollisti i Atlantas, Miguel Almiron me 7 milionë, 871 mijë dollarë, Hirving “Chucky” Lozano i San Diegos me 7 milionë, 633 mijë e 333 dollarë, Federico Bernardeschi i Torontos me 6 milionë, 295 mijë e 381 dollarë, Emil Forsberg i New York Red Bulls me 6 milionë, 023 mijë e 625 dollarë, Jordi Alba i Miamit me 6 milionë dollarë, Riqui Puig i LA Galaxy me 5 milionë, 779 mijë e 688 dollarë, Jonathan Bamba i Chicagos me 5 milionë, 581 mijë e 806 dollarë dhe mesfushori i Nashville, Hany Mukhtar me 5 milionë, 311 mijë e 667 dollarë.

Njëmbëdhjetë lojtarë përfitojnë nga 5 milionë dollarë apo më shumë dhe 50 futbollistë i fitojnë 2 milionë dollarë apo më shumë. Janë 131 lojtarë që fitojnë një milion dollarë apo më shumë.

Totali i kompensimit të 902 lojtarëve të rinj ishte 586 milionë dollarë, mbi 12.9 për qind nga 519 milionë dollarë sa ishte në fillim të vitit 2024. Në fillim të vitit 2023 kishte përfitime prej 460 milionë dollarëve dhe 394 milionë dollarë përfitime kishte në fillim të vitit 2022.

Me 4 milionë, 30 mijë e 546 dollarë paguhet Emmanuel Latte Lath. Sulmuesi i Cincinnatit, Kevin Denkey, përfiton 3.81 milionë dollarë. Anësori i Charlottes, Wilfried Zaha ka përfitime prej 2 milionë, 751 mijë e 667 dollarë, kurse sulmuesi i New York Red Bullsit, Eric-Maxim Choupo-Moting, përfitojnë 3 milionë, 530 mijë e 667 dollarë.

Sulmuesi i Los Angelesit, Olivier Giroud, ka mbetur me 3 milionë e 675 mijë dollarë përfitime, kurse mesfushori i Portlandit, David Da Costa, ka 3 milionë e 425 mijë  dollarë.

Prej lojtarëve amerikanë, përfitimet më të mëdha i ka mbrojtësi i Nashville, Walker Zimmerman, që përfiton 3 milionë, 456 mijë e 979 dollarë.

Sulmuesi i Charlottes, Patrick Agyemang, i cili ka realizuar tre gola për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në “CONCACAF Gold Cup”, fiton 104 mijë dollarë.

Prej skuadrës Salt Lake janë mesfushori Diego Luna (499.833 dollarë), portieri Matt Freese (420.000 dollarë) dhe mbrojtësi Alex Freeman (108.000 dollarë).