Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi fiton çmimin e lojtarit më të vlefshëm në MLS

Lionel Messi

Superylli argjentinas, Lionel Messi, e ka fituar të premten çmimin e lojtarit më të vlefshëm në ligën MLS të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e ndihmoi Inter Miamin të bëhet skuadra më e suksesshme amerikane e stinorit të rregullt.

Por më pas, Messi dhe Inter Miami u eliminuan në raundin e parë të plejofit në muajin nëntor.

37-vjeçari pati kontribut në 36 gola të shënuar, me 20 shënime e 16 asistime.

Messi shkaku i lëndimeve në stinorin e rregullt luajti në vetëm 19 ndeshje, dhe në dy të tjera në plejof.

Edhe Messi, lojtari më i vlefshëm në MLS Futboll Messi, lojtari më i vlefshëm në MLS

Çmimi “MVP” zgjidhet nga lojtarët, stafet teknike të klubeve dhe gazetarët.

Messi mori 38.43 për qind të votave, dhe e fitoi garën me Cucho Hernandezin e Colombus Crew, që mblodhi 33.7 për qind të votave.