Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shënon “hat-trick” në “rikthimin” te Newell’s Old Boys

Lionel Messi shënoi “hat-trick” të jashtëzakonshëm në “rikthimin” e tij te klubi i fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Newell’s Old Boys shënoi fitore ndaj Argjentinës me rezultatin 7:5. Messi u rikthye në Rosario për një ndeshje miqësore me ish-bashkëlojtarët Maxi Rodriguez, Angel Di Maria dhe disa yje të tjerë të Përfaqësueses së Argjentinës. Messit iu bë edhe befasi nga tifozët kur atij nisi t’i këndohej kënga e ditëlindjes, e më pas dhuroi spektakël duke bërë atë që e bën më së miri.

Prej tre golave të cilat i realizoi njëri ishte nga gjuajtja e lirë. Në ditëlindjen e 36-të, fituesi i Kupës së Botës shfaqi aftësitë e tij para 42 mijë të pranishmëve. Ndeshja ishte e karakterit zbavitës dhe u organizua për përshëndetjen e Rodriguezit që i dha fund karrierës.

“Ka qenë kohë e gjatë qëkur kisha festuar ditëlindje në Rosario me familjen dhe me shoqërinë”, ka thënë Messi për “ESPN Argentina” pas ndeshjes.