Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë tre yjet që i prijnë listës me 30 të nominuar për Topin e Artë 2019.
Messi është në “gjueti” për Topin e gjashtë të Artë, me të fundit të fituar më 2015. Ai shpreson ta shtojë këtë çmim në koleksion pas titullit të Më të mirit nga FIFA në shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i Juventusit, Ronaldo, herën e fundit e fitoi Topin e Artë më 2017. Edhe ai është në garë për titullin e gjashtë të tillë.
Van Dijk i Liverpoolit, në anën tjetër, mund të bëhet mbrojtësi i parë që e fiton Topin e Artë që nga Fabio Cannavaro më 2006.
Çmimi prestigjioz do të ndahet në një ceremoni më 2 dhjetor.
Topi i Artë ndahet nga “France Football”. Revista franceze ndante këtë çmim në bashkëpunim me FIFA-n deri më 2016, kur u themelua “FIFA BEST”.
Luka Modriq i Real Madridit theu dominimin 10-vjeçar të Messit e Ronaldos duke e fituar çmimin në vitin e shkuar.
“France Football” ka publikuar listën e 30 të nominuarve për Topin e Artë:
Sadio Mane
Sergio Aguero
Frenkie De Jong
Dushan Tadiq
Hugo Lloris
Kylian Mbappe
Trent-Alexander Arnold
Donny van de Beek
Pierre-Emerick Aubameyang
Marc-Andre ter Stegen
Cristiano Ronaldo
Alisson
Matthijs de Ligt
Karim Benzema
Georginio Wijnaldum
Virgil van Dijk
Bernardo Silva
Heung-min Son
Robert Lewandowski
Roberto Firmino
Antoine Griezmann
Kalidou Koulibaly
Kevin De Bruyne
Riyad Mahrez
Lionel Messi
Mohamed Salah
Eden Hazard
Marquinhos
Raheem Sterling
Joao Felix