Vetëm një futbollist e ka fituar çmimin “Topi i Artë” në Kupë të Botës më shumë se një herë.
Lionel Messi i pati katër gola, tri prej të cilëve ishin të shkëlqyer, kur Argjentina ishte nënkampione e botës në “Brazili 2014”.
Atij iu dha çmimi individual në konkurrencë me Thomas Mullerin e Gjermanisë dhe Arjen Robbenin e Holandës.
Në Botërorin e pestë personal, në “Katari 2022”, Messi më në fund i vuri duart në trofe. Ishte trofeu i parë i Argjentinës në Botëror në 36 vjet.
Messi i shënoi shtatë gola, ndërsa dy i pati në finale.
Katër lojtarët e tjerë që janë vlerësuar nga dy herë nga FIFA janë edhe Paolo Rossi me “Top të Argjendtë” 1986 dhe “Top të Artë” 1982, Diego Maradona me “Top të Artë” në vitin 1986 dhe “Top të Bronztë” në vitin 1990.
Edhe
Në cilën pozitë përfundoi Messi në listën e më të mirëve të Botërorit
Braziliani Ronaldo e fitoi “Topin e Artë” në vitin 1998 dhe “Topin e Argjendtë” në vitin 2002, njësoj si Luka Modriq në vitet 2018 dhe 2022.
“Topi i Artë” jepet për lojtarin më të mirë të turneut, kurse “Topi i Argjendtë”, për lojtarin që përfundon në pozitën e dytë.