Lionel Messi u rikthye në stërvitje të hënën me bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain pasi klubi i hoqi pezullimin.
Skuadra franceze njoftoi rikthimin e Messit në faqen e saj zyrtare, duke postuar një foto të ish-lojtarit të Barcelonës duke vrapuar me top në terrenin stërvitor të klubit.
PSG-ja, nuk tha zyrtarisht nëse dënimi disiplinor i Messit ishte revokuar, por një person i afërt me klubin në kushte anonimiteti sqaroi se ylli argjentinas rifilloi stërvitjen e tij pas heqjes së pezullimit. Lëvizja sugjeron që fituesi i Kupës së Botës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të PSG-së në ligë kundër Ajaccios të shtunën.
Me katër ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit, Parisi kryeson në tabelë me gjashtë pikë më shumë se Lensi i vendit të dytë.
PSG-ja nuk e kishte specifikuar kohëzgjatjen e pezullimit, megjithëse mediat franceze raportuan se ishte dy javë.
Edhe
Messi përshëndetet me PSG-në
Messi mungoi në stërvitje të hënën e kaluar pasi ishte në një udhëtim promovues në Arabinë Saudite dhe klubi francez njoftoi pezullimin e tij një ditë më vonë.
Messi i kërkoi falje klubit dhe bashkëlojtarëve të tij për udhëtimin pa lejen e PSG-së. Messi, i cili iu bashkua PSG-së në gusht 2021, nuk pritet të vazhdojë kontratën me klubin francez që i skadon në fund të këtij edicioni.