Lionel Messi nuk do të mund të paraqitet në stërvitje dhe nuk do të paguhet për dy javë nga Paris Saint-Germaini. Kështu ka shkruar të martën gazeta franceze “L’Equipe”.
Arsyeja e pezullimit është udhëtimi i Messit në Arabi Saudite. Është raportuar se Messi nuk kishte marrë leje nga klubi.
Ende po pritet një konfirmim zyrtar.
Messi nuk do të luajë të dielën ndaj Troyesit dhe kundër Ajaccios më 13 maj. Ai mund të kthehet ndaj Auxerret më 21 maj.
Artikuj të ngjashëm