Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mund ta udhëheqë Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës

Me gjithë serinë e jashtëzakonshme dhe lavdinë në “Copa America”, ka pasur dyshime për forcën e vërtetë të Argjentinës, ekipit të drejtuar nga Lionel Scaloni. Por, nuk ka më.

Tifozët e Argjentinës që kujtojnë suksesin në Kupën e Botës, do të preferonin që për ngjarjen të flasin me zë të ulët. Por ishin lojtarët që bënë deklaratë “me zë të lartë”, me paraqitjen e së mërkurës në “Wembley”.

Mesazhi që ata dhanë u dëgjua qartë nga të gjithë – Argjentina është pretenduese serioze në “Katari 2022”.

Ishte e pamundur të nxirren përfundime të tjera nga fitorja komode, 3:0 ndaj Italisë. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës i dhanë kampiones së Evropës një 90-minutësh shumë të vështirë.

Tifozëria në veri të Londrës ishte për Argjentinën. Këngë në përkrahje të Argjentinës u dëgjuan gjatë gjithë natës, ndërsa Messi me shokë vendosën rekord për ndeshje rresht pa humbje – 32.

Edhe Tifozët argjentinas shtyjnë skuadrën për një tjetër triumf Botërori 2026 Tifozët argjentinas shtyjnë skuadrën për një tjetër triumf

Me të pranuar trofeun “Finalissima”, lojtarët u bashkuan në festë, duke ngritur kapitenin lart. Natyrisht duhet analizë më e thellë dhe optimizmi megjithatë duhet të jetë i matur.

Italia aktuale është vetëm hija e skuadrës që mposhti Anglinë për ta fituar titullin e kampionit në “Euro 2020”.

Kishte pak gjëra që ngjallnin emocione te paraqitja e Azurëve. Të paefektshëm në sulm dhe me shumë telashe në mbrojtje pas sulmeve të shpejta dhe të sakta të Argjentinës. Lojtarët, si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, më në fund filluan të tregojnë moshën e tyre. Chiellini u pensionua nga futbolli ndërkombëtar me të përfunduar ndeshja. Përkundër që Italia mbeti jashtë Botërorit, skuadra e Roberto Mancinit mbetet top-përfaqësuese evropiane. Kishte të tillë që mendonin se italianët do të mposhtnin “Albicelesten”, pas heroizmave në “Copa America” dhe kualifikimit të lehtë në Kupën e Botës.

Për tre vjet argjentinasit nuk ishin përballur me kundërshtarë evropianë dhe kjo linte pak shije të keqe në serinë historike. Por, tani nuk ka vend për dyshim. Argjentina është përfaqësuese e nivelit më të lartë dhe plotësisht e aftë për të shkuar deri në fund në Katar.

Për më tepër, pavarësisht moshës dhe edicionin solid në nivel klubesh, kapiteni Messi mbetet “armik” i frikshëm për secilën mbrojtje. Messi ka prapa një grup të mirë lojtarësh që e përkrahin maksimalisht.

Ashtu si tha Emiliano Martinez: “Ne të gjithë jemi që luftojmë për të”.

Është e lehtë të kuptohet pse ndodh kjo. Messi nuk jep shembull të kapitenit vetëm në fushën e lojës. Ai edhe flet si kapiten i vërtetë.

“Nuk na intereson se kë e kemi përballë”, tha Messi kur u pyet nëse Argjentinës i duhet më shumë kohë për të luajtur ndaj përfaqësueseve evropiane.

Edhe Çfarë thotë Rodri për Messin? Botërori 2026 Çfarë thotë Rodri për Messin?

“Ne e dimë saktësisht kush jemi. Ne luajmë çdo ndeshje në mënyrë të njëjtë, por ishte test i rëndësishëm pse Italia është ekip i madh. Ne do të vazhdojmë të rritemi. Është ajo që po provojmë të bëjmë. Mundohemi të përmirësohemi çdo ditë e më tepër dhe do të vazhdojmë të themi se nuk jemi favoriti kryesor për Botëror”, ka shtuar Messi.

Tri javë para se t’i mbushë 35 vjet, Messi ka treguar se pse viti 2022 mund të ketë një fund triumfal.

Ashtu si te PSG-ja, Messi i është përshtatur një pozite më pak të avancuar. Është një rol që favorizon inteligjencën dhe kreativitetin e tij më shumë se shpërthimin rreth zonës. Kjo mund të mos jetë vlerësuar sa duhet te Parisi. Por, për tifozët besnikë të Messit tek Argjentina dhe për skuadrën që dëshiron të luajë për vete e jo të varet nga numri 10, kjo është pikërisht gjëja që duhet për ta kthyer një ekip të mirë në një ekip madhështor.

Messi nuk shënoi gol, por bëri dy asistime dhe ishte rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen italiane. Dominimi i Argjentinës në fakt ishte i ndjeshëm në të gjithë fushën.

Argjentinasit, megjithatë, qëndrojnë me këmbë në tokë. Ata janë të kujdesshëm sa i takon fjalëve të mëdha para garave të mëdha. Në të kaluarën ka ndodhur që kur Argjentina është favorizuar, të dështoi plotësisht. Dhe e kundërta, kur dyshimet ndaj ekipit kanë qenë të mëdha, sukseset ishin kulmore.

Edhe ekipi aktual i Argjentinës, disi po qëndron në hije. Dhe nuk është që favorizohet në futbollin ndërkombëtar.

Por nëse vazhdojnë të luajnë si ndaj Italisë, shumë më tepër njerëz do të marrin shënime për këta lojtarë argjentinas. Ata jo vetëm që luajnë futboll të shkëlqyeshëm, por janë të bashkuar si rrallë në të kaluarën.

Edhe Giuliano Simeone flet për Messin Botërori 2026 Giuliano Simeone flet për Messin

Ky virtyt mund të mos jetë i mjaftueshëm, por mjafton për të vlerësuar se Argjentina do të jetë prej ekipeve kryesore në Katar, në Botërorin që mbahet në nëntor e dhjetor.

Nuk mund të fshihet më. Mund të thuhet zëshëm që Messi me shokë janë pretenduesit për Kupën e Botës./GOAL