Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi kthehet te Argjentina

Lionel Messi është kthyer në përfaqësuese të Argjentinës për herë të parë që nga Botërori 2018 në Rusi.

Messi do të luajë në së paku një nga miqësoret që Argjentina i luan kundër Venezuelas dhe Marokut këtë muaj.

Lajmin e ka konfirmuar të enjten seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Messi nuk ka luajtur për përfaqësuesen që nga eliminimi në 1/8 e finales të Botërorit 2018 nga Franca, përcjell Koha.net. Mirëpo, në janar Scaloni tha se ka një ndjenjë të mirë se Messi mund të kthehet së shpejti.

Ai ka përfshirë Messin në listë së bashku me 30 lojtarë tjerë.