Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi: Kemi fituar pesë finale, shpresojmë edhe të gjashtën

Lionel Messi ka folur për mediat pasi ka shkëlqyer ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

“Shumë gjëra kanë kaluar nëpër mendjen time, është shumë emocionuese. Duke parë këta njerëz, familjen në këtë Kupë të Botës, ishte e jashtëzakonshme. Tani jemi ku kemi dashur të jemi. E kam shijuar kohën prej se kemi arritur. Kemi filluar me humbje, por kemi kërkuar nga njerëzit të na besojnë pasi e kemi ditur. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ta shijojmë të gjithë. E kujtoj familjen time. Është më e mira për mua. Kemi pasur kohë të vështirë dhe sot është dashur të shfaqim diçka spektakolare”, ka thënë Messi, që u shpall lojtar i ndeshjes.

Messi ka pesë gola e tri asistime në Katar.

“Nuk e di nëse është versioni im më i mirë. Po ndihem mirë dhe i fortë në secilën ndeshje. Kemi bërë sakrificë të madhe. Kemi ardhur të lodhur sot, por gjetëm forcën ku nuk ka fare. E kemi ditur se duhet të vrapojmë, pasi kroatët e mbajnë topin mirë. Po ndihem i lumtur në këtë Kupë të Botës dhe po e shijoj shumë”, ka thënë tutje superylli.

Sipas Messit, ekipi i Argjentinës është shumë intelegjent. Ai ka lavdëruar edhe trajnerët.

Argjentina e humbi ndeshjen e parë në Katar dhe tani është në finale.

Edhe Messi me mesazh emocionues para finales Botërori 2026 Messi me mesazh emocionues para finales

“Ndeshja e parë ishte goditje e madhe pasi kishim 26 ndeshje pa disfatë. Por ky grup sërish tregoi se sa i fortë është. Të gjitha ishin finale. Kemi luajtur pesë finale dhe i kemi fituar të gjitha. Shpresojmë që e gjashta do të jetë njëjtë. Ndeshjen e parë e humbëm për shkak të detajeve”, ka thënë Messi.

Argjentina në finale të dielën e pret fituesin e ndeshjes Francë – Maroku.