Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi “Kampion i Kampionëve” për vitin 2022

Lionel Messi ka marrë një tjetër çmim.

E përditshmja franceze “L’Equipe”, e ka nderuar argjentinasin me çmimin “Kampion i Kampionëve 2022”.

Me 808 pikë, Messi ka dalë në vendin e parë, para Kylian Mbappes që mblodhi 381 pikë.

Në Kupën e Botës në Katar, Messi e udhëhoqi skuadrën argjentinase drejt triumfit.

35-vjeçari u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Messi është futbollisti i parë që e merr këtë çmim për herën e dytë.

Edhe Si u zgjodh Messi më i miri Sport Si u zgjodh Messi më i miri

Një sukses të tillë, ai e kishte arritur edhe në vitin 2011.

Sipas mediumit “L’Equipe”, “Kampion i Kampionëve” shpallet ai i cili shkëlqen më së shumti përgjatë një viti kalendarik.