Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi shpallet më i miri i vitit, sipas FIFA-s, pas votimit kundërthënës

Ndonëse nuk ka fituar asnjë trofe madhor, Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2023, sipas FIFA-s. Messi nuk ishte fare në Londër për ta pranuar çmimin “The Best”. Për më të mirin e vitit 2023 u mor për bazë periudha prej 19 dhjetorit të vitit 2022 deri më 20 gusht të vitit 2023. Pra, jo edhe Botërori. Shumicën e kësaj kohe Messi ishte te PSG-ja që fitoi titullin e Francës, por nuk bëri ndonjë gjë në Evropë.

Messi në fakt i kishte 48 pikë gjithsej, sa edhe Erling Haaland. Por, Messi u shpall më i miri pasi është votuar më shumë nga kapitenët e përfaqësueseve si zgjedhje e parë. Ai mblodhi 13 pikë nga votat e kapitenëve, ndërsa 11 nga votat e përzgjedhësve. 11 i kishte nga gazetarët e 13 nga tifozët. Haaland i kishte 11 pikë nga votat e kapitenëve, 13 pikë nga votat e përzgjedhësve, 13 nga mediat dhe 11 nga tifozët. I treti mbeti Kylian Mbappe me 35 pikë.

Haalandi ka shkëlqyer me golat e shumtë të shënuar, ndërsa ndihmoi Manchester Cityn të fitonte tre trofetë e mëdhenj, duke përfshirë Ligën e Kampionëve. Por, kjo nuk mjaftoi.

Messi u shpall më i miri para se të shpallej futbollistja më e mirë, që ishte befasi. FIFA u përkujdes menjëherë që të tregojë pse Messi u shpall më i miri, duke pritur kështu reagimet e shumta që edhe ndodhën. Superylli argjentinas, Lionel Messi, tani është tek Inter Miami në SHBA, ku u transferua në verë.

Kishte fare pak duartrokitje kur emri i Messit u përmend si fitues i çmimit “The Best”. Shpallja e tij u kalua shpejt në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Londër.

Edhe Si u zgjodh Messi më i miri Sport Si u zgjodh Messi më i miri

Se votimi për më të mirë lë shumë për të dëshiruar dëshmojnë edhe votat e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe ish-selektorit Primozh Gliha.

pikët maksimale, pesë e tri, ua ka dhënë bashkëlojtarëve të tij te Napoli, Victor Osimhenit e Khvicha Kvaratskhelia. Ndërkohë një pikë ia dha Messit.

Ish-selektori Gliha me pesë pikë e vlerësoi Marcelo Brozoviqin. Tri pikë ia dha Kevin de Bruynet, ndërsa një Ilkay Guendoganit.

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, me pesë pikë e vlerësoi Haalandin, me tri Messin e me një Kevin de Bruynen. Ndërkohë kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, pesë pikë ia dha Messit, tri Haalandit e një Rodrit.

Vetë Messi pesë pika ia dha Haalandit, tri Kylian Mbappes e një Julian Alvarezit. Selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka vlerësuar me pesë pikë Messin, me tri Alvarezin dhe me një Mbappen.

Kapiteni i Norvegjisë, Martin Odegaard, e vlerësoi me pesë pikë Haalandin, me tri Messin e me një Mbappen. Selektori norvegjez Stale Solbakken ia dha pesë pikë yllit të tij, Haaland, tri De Bruynet dhe një Kylian Mbappes.

Edhe Messi nominohet për lojtar të vitit nga FIFA Futboll Messi nominohet për lojtar të vitit nga FIFA

Në ceremonië “The Best” janë ndarë edhe shumë çmime të tjera. Por, gjithë vëmendja do të jetë për futbollistin e vitit.

Atiana Bonmati u shpall futbollistja më e mirë. Ederson u shpall portieri më i mirë, kurse Pep Guardiola u shpall trajneri më i mirë.