Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Si u zgjodh Messi më i miri

Zgjedhja e Lionel Messit si më i miri i vitit 2023 do të mbetet shumë e kontestuar. Ai kishte 48 pikë, sa edhe Erling Haaland i Manchester Cityt dhe Norvegjisë. Sipas FIFA-s, Messi ka fituar para Haalandit për shkak të votave si zgjedhje e parë në votimin e kapitenëve të ekipeve përfaqësuese. Kylian Mbappe ishte i treti me 35 pikë.

Më i miri i vitit sipas FIFA-s është shpallur për periudhën prej 19 dhjetorit 2022 deri më 20 gushtin e vitit 2023. Messi shumicën e kësaj periudhe e ka kaluar te PSG-ja, ndërsa ka fituar titullin e Francës.

Ndërkohë Haaland ka fituar Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, Premier Leaguen dhe Kupën FA.

Më i miri është shpallur me votat e trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve, gazetarëve dhe votave të tifozëve.

Artikuj të ngjashëm