Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Messi ka kompletuar futbollin”

Talenti i Tottenhamit, Harry Winks ka thënë se ishte një nder për të që të luante përballë Leo Messit, për të cilin thotë se e kompletuar futbollin.

Tottenhami mbrëmë u mposht nga Barcelona në shtëpi me rezultat prej 2 me 4, në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. E Messi shënoi dy herë në këtë përballje.

“U kënaqa shumë, ishte nder të luaja kundër tij. Rezultati largon shumë gjëra të mira që pati ndeshja, por në vitet e ardhshme kur të shikon prapa do të them, për mendimin tim, se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë që ka pasur futbolli, do të jetë një moment krenarie. Mënyra e vetme për ta përshkruar Messin është se ai ka kompletuar futbollin. Ai e di se ku është secili, pesha e pasimit të tij është e jashtëzakonshme, ai është special”, është shprehur Winks.

Artikuj të ngjashëm