Lionel Messi theu të dielën shumë rekorde, pas fitores që Argjentina e shënoi ndaj Francës.
Futbollisti i magjishëm 35-vjeçar i bashkohet futbollistëve elitarë në një të arritur tjetër, sa i përket trofeve të fituar.
Ai u bë lojtari i nëntë që e fiton Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe “Topin e Artë”.
Messi është fitues i Ligës së Kampionëve katër herë me Barcelonën, ndërsa “Topin e Artë” e ka të fituar shtatë herë.
Këtë sukses më herët e kanë arritur Bobby Charlton, Franz Beckenbauer, Gerd Muller, Paolo Rossi, Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka.