Lionel Messi ka fituar shumë trofe në karrierë. Por, i mungon një trofe individual i Kupës së Botës.
Messi ka pesë gola në Botërorin 2026 dhe synon ta fitojë “Këpucën e Artë”. Ky edhe është çmimi që nuk e ka fituar kurrë sulmuesi 39-vjeçar i Argjentinës.
Në Botërorin e kaluar iu afrua shumë duke i shënuar shtatë gola, por nuk ishin të mjaftueshëm. Kylian Mbappe e fitoi çmimin me tetë gola.
Gara për “Këpucën e Artë” është shumë e fortë.