Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi, më i miri i ndeshjes

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes PSG – Maccabi Haifa.

Messi shënoi dy gola në fitoren 7:2.

“Ai ka shënuar dy gola fantastikë dhe ka bërë dy asistime. Ishte kërcënim i vazhdueshëm me pasimet e tij dhe driblimin”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

PSG-ja siguroi kualifikimin për në fazën e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve.