Sport

Messi i prin listës së Argjentinës për Katar, ftohet edhe Dybala

Lionel Messi është ylli kryesor në listën e Përfaqësueses së Argjentinës për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të publikuar nga përzgjedhësi Lionel Scaloni të premten.

Scaloni ka bërë të ditur listën finale prej 26 futbollistëve për turneun e madh të futbollit. Krahas Messit që mbetet edhe shpresa kryesore e Argjentinës për triumf në Katar, janë ftuar edhe lojtarët si Angel Di Maria e Paulo Dybala, i cili po rikuperohet nga lëndimi që e pësoi ditë më parë me Romën.

Po ashtu, në sulm është ftuar edhe dyshja e skuadrës së Interit, Lautaro Martinez e Joaquin Correa.

Edhe mesfusha përbëhet prej lojtarëve me përvojë të madhe në Evropë, si Rodrigo De Paul e Leandro Paredes, ndërsa është edhe Enzo Fernandez që po shkëlqen këtë sezon te Benfica.

Në mbrojtje janë edhe Cristian Romero e Lisandro Lopez që bëjnë karrierë në Premier League.

Ndeshjen e parë, Argjentina e luan më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite, ndërsa do të përballet edhe me Meksikën e Poloninë, që gjithashtu janë pjesë e Grupit C.

Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Franco Armani.

Mbrojtës: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martinez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth.

Mesfushorë: Rodrigo De Paul, Leaondro Paredes, Alexis Mac Allister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez, Exequiel Palacios.

Sulmues: Angel Di Maria, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correa, Paulo Dybala, Lionel Messi.