Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi i bashkohet ekipit në stërvitje

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka tejkaluar lëndimin që e pësoi në gju javën e kaluar dhe tashmë është rikthyer në stërvitje me klubin e Paris Saint-Germainit.

Messi i është bashkuar ekipit në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e Champions Leagues ndaj Manchester Cityt.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

34-vjeçari u lëndua në ndeshjen e 19 shtatorit në ndeshjen ndaj Lyonit.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tij e tretë për klubin parisien. Messi mungoi në dy ndeshjet e fundit në ligë.