Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e dëshiron Pogban te Barcelona

Raportohet se Lionel Messi do të dëshironte të luante te Barcelona së bashku me mesfushorin francez, Paul Pogba, raporton Calciomercato.

Pas dështimit për ta transferuar yllin e Atleticos, Antoine Griezmannin, Barça tani ka rikthyer vëmendjen te ylli i Unitedit, Pogba, transmeton Koha.net.

Transferimi i Pogbas te Barcelona do ta lëvizte Philippe Coutinhon në pozitën e anësorit që do t’i lejonte edhe më shumë ta ndihmonte sulmin.