Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja po e synon transferimin e Messit

PSG-ja po përgatitet për transferimin e yllit argjentinas, Lionel Messi.

“Football Transfers” raporton se klubi francez i ka kërkuar dyqanit të tyre që të përgatiten për prezantimin e Messit.

Aktualisht, PSG-ja është klubi më i interesuar për Messin, kurse më herët në garë për të ishte edhe Manchester City.

Messi kishte kërkuar largimin nga Barcelona në verën e këtij viti, por që në fund vendosi të qëndronte.

Negociatat për vazhdimin e kontratës me Barcelonën nuk po zhvillohen dhe largimi i Messit mund të ndodhë në janar.

Në verë, Messit i skadon kontrata dhe mund të largohet si lojtar i lirë.