Barcelona është duke tentuar të transferojë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, raporton gazeta “L’Equipe” të dielën.
Griezmann është lojtar që admirohet nga krerët e Barçës dhe skuadra katalunase ishte interesuar të transferonte atë verën e kaluar, mirëpo francezi vendoi të vazhdoj konratën me Atleticon, transmeton “Koha Ditore”.
Mirëpo, Griezmann duket i pakënaqur te Atletico tash, e veçanërisht pasi skuadra e tij u eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Kjo ka shtyrë krerët e Barcelonës që të bëjnë përpjekje që të transferojnë atë në afatin kalimtar të verës.
Artikuj të ngjashëm