Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea synon ta huazojë yllin e Barcelonës

Foto: Reuters

Barcelona është në kërkim të një skuadre të re për Antonie Griezmann.

Mediat spanjolle kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit dëshirojnë ta shesin francezin gjatë këtij afati kalimtar.

Së fundmi interesim për sulmuesin francez ka shprehur Chelsea. Londinezët thuhet se e dëshirojnë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Griezmann, 30-vjeçar, u transferua te Barcelona nga Atletico Madridi në vitin 2019 për 120 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm