Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami monitoron Griezmannin

Barcelona është duke kërkuar skuadër për sulmuesin francez, Antoine Griezmann. Së fundmi interesim për francezin ka shprehur Tottenhami.

Mediat angleze kanë njoftuar se klubi londinez po e sheh Griezmannin si zëvendësues të lojtarit Harry Kane që do të largohet këtë verë.

Klubi anglez është i gatshëm të dërgojë një ofertë të lartë për t’i siguruar shërbimet e Griezmannit.

30-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024.