Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann do të largohet nga Barcelona

Foto: Reuters

Sulmuesi francez Antoine Griezmann pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere. Mediumet spanjolle kanë shkruar të hënën se Griezmann tashmë u ka bërë me dije krerëve të klubit nga La Liga se e dëshiron largimin.

Te Barcelona tashmë po presin ofertat për Griezmannin, i cili kushton mbi 50 milionë euro. Griezmann ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 30-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Atletico Madridi për 130 milionë euro kurse sezonin e fundit, ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 13 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm