Barcelona dhe Atletico Madridi janë shumë afër për të zgjidhur çështjen e sulmuesit Antoine Griezmann. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të martën se Barcelona është gati ta ulë çmimin e Griezmannit për ta bindur Atleticon në blerjen e kartoni të tij në fund të sezonit.
Griezmann është në vitin e tij të dytë të huazimit tek Atletico, ekip që ka opsionin e blerjes së tij për 40 milionë euro.
Megjithatë, duke parë se Atletico nuk po dëshiron të paguajë një shumë kaq të lartë për francezin, Barça ka ulur çmimin në 25 milionë euro. Marrëveshja mes palëve pritet të finalizohet me sukses brenda këtij muaji. Griezmann këtë edicion ka shënuar tri gola në gjashtë paraqitje për Atleticon.
Artikuj të ngjashëm