Atletico Madridi ka njoftuar për transferimin e përhershëm të sulmuesit Antoine Griezmann.
Të hënën ka zyrtarizuar blerjen e Griezmannit nga Barcelona, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes. Sipas mediumeve spanjolle, Atletico ka paguar 20 milionë euro për Griezmannin, të cilin e pati huazuar për dy vjet verën e shkuar.
Me të kompletuar transferimin e plotë tek Atletico, Griezmanni ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026. 31-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat këtë edicion për Atleticon.